Skip to content
Buzza Start Learning
Learn with real videos

Bilingual YouTube Learning

Choose a video to start learning Choose a video from the full Library to start learning.
Choose a video to begin.
Transcript excerpt · Albanian

Translator: Visar Hadri Reviewer: Helena Bedalli

Përshendetje të gjithëve.

Unë jam Sami

dhe sapo i mbusha 17 vjec.

Ca vjet me pare, para vitit të parë të shkollës së mesme

doja të ekzekutoja daullen në marshin e shkollës së mesme Foxboro

dhe kjo ishte një ëndërr që thjesht duhej ta realizoja.

Por secila daulle dhe rripat e saj

peshonin rreth 18 kg secila,

dhe unë kam një sëmundje të quajtur Progeria.

Vetëm për t'iu dhënë një ide, unë peshoj vetëm 22 kg.

Pra logjikisht nuk mund të mbaja një daulle të një madhësie të rregullt,

dhe për shkak të kësaj drejtuesi i bandës më caktoi të luaja

ksilofonin gjatë pushimit të spektaklit.

Tani, pjesa per ksilofon ishte argëtuese.

Ajo përfshinte disa instrumente ndihmëse,

si bongo, timpanin,

dhe timbalenë dhe zilen.

Kështu që ishte argëtuese,

por nuk mund te marshoje, dhe isha zemërthyer.

Megjithatë, asgjë nuk do më ndalte mua

për të luajtur daullen me bandën marshuese

në intervalin e spektaklit.

Kështu, familja ime dhe unë punuam me një ingjinier për të dizajnuar

një daulle

e cila peshonte më pak dhe më e lehtë për mua t'a mbaja.

Kështu pas një pune të palodhshme, ne bëmë

një daulle që peshon vetëm rreth 3kg.

(Duartrokitje)

Dua të i'u jap më shumë informacione mbi Progerian.

Ate e kane vetëm rreth 350 fëmijë sot, në mbarë botën.

Eshtë shume e rrallë,

dhe efektet e Progerias përfshijnë:

lëkurë të tendosur, mosshtim në peshë, rritje të ngadalshme,

dhe sëmundje të zemrës.

Vitin e kaluar mamaja ime dhe ekipi i saj i shkencëtarëve

publikuan studimin e parë të suksesshëm të trajtimit të Progerias,

dhe për shkak të kësaj, u intervistova nga NPR,

dhe John Hamilton më bëri pyetjen:

"Cila është gjëja më e rëndësishme

që njerëzit duhet të dinë për ty?"

Përgjigja ime ishte thjesht që

unë kam një jetë shumë të lumtur.

(Duartrokitje)

Ndonëse ka shumë vështirësi në jetën time,

shumica prej të cilave janë krijuar nga Progeria,

unë nuk dua që njerëzit të ndjejnë keqardhje për mua.

Unë nuk mendoj për këto vështirësi gjatë gjithë kohës,

dhe jam në gjendje t'i tejkaloj shumicën prej tyre gjithsesi.

Kështu, unë jam këtu sot, për të ndarë me ju filozofinë time për një jetë të lumtur.

Për mua janë tri aspekte të kësaj filozofie.

Ja një citat nga i famshmi Ferris Bueller.

Aspekti i parë i filozofisë sime është që

unë pajtohem në fund të fundit me ato që nuk mund të bëj,

sepse ka aq shumë që mund të bëj.

Njerëzit nganjëherë më bëjnë pyetje si,

"A nuk është e vështirë të jetosh me Progeria?" ose

"Me cfarë sfida të përditshme të Progerias përballesh?"

Dhe unë dua të them që, edhe pse e kam Progeria,

shumica e kohës sime shpenzohet duke menduar për gjërat

që nuk kanë fare të bëjnë me Progerian.

Tani kjo nuk do të thotë që injoroj aspektet negative të këtyre vështirësive.

Kur nuk mund të bëj diçka si

vrapim në distancë të gjatë, ose të shkoj në një tren të frikshëm,

e di se çfarë mundësish po humb.

Por në vend të kësaj, zgjedh të fokusohem në ato aktivitete

të cilat mund t'i bëj përmes gjërave që jam i apasionuar,

si hulumtimet, ose muzika, ose librat komike,

ose një nga ekipet e sportit të Bostonit.

Mirë, kështu -- (Të qeshura)

Megjithatë, nganjëherë më duhet të gjej një rrugë ndryshe për të bërë dicka

duke bërë përshtatshmëri,

dhe dua t'i vendos këto gjëra në kategorinë e "mund t'i bëj"

Pak a shume si ajo që patë me daullen më parë.

Ja ku është një klip

me mua ku luaj Spider-manin

me bandën marshuese të shkollës së mesme Foxboro

në pushimin e ndeshjes disa vite më parë.

(Video)

♫ Kënga e Spider-Manit ♫

(Duartrokitje)

Ju falemnderit.

Në rregull, në rregull pra --

Kjo ishte shumë qef,

dhe unë isha në gjendje të realizoja ëndërrën time

për të luajtur daullen me bandën marshuese,

njejtë siç besoj që mund t'i realizoj gjithë ëndërrat tjera.

Pra shpresoj që ju t'i realizoni ëndërrat tuaja me të njejtin këndvështrim.

Aspekti tjetër i filozofisë sime është

që rrethohem me njerëzit që dua,

njerëz të kualitetit të lartë.

Unë jam jashtëzakonisht me fat që kam një familje të mrekullueshme,

që gjithmonë më ka mbështetur gjatë gjithë jetës sime.

Dhe gjithashtu jam me fat që kam

një grup të afërt të shokëve në shkollë.

Tani, ne jemi pak budallenj, shumica jemi të dhënë pas bandës,

por ne shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit,

dhe ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë.

Ne e shikojmë njëri tjetrin për atë ne jemi në brendësi.

Ja ku jemi këtu duke u sjellë paksa si budallenj.

Tani jemi në vitin e tretë të shkollës së mesme,

dhe tani mundemi t'i udhëheqim anëtarët e ri të bandës,

si një kolektiv i përbashkët.

Ajo cka më pëlqen në të ndenjurit në një grup si ai me bandën,

është ajo se muzika që ne bëjmë së bashku,

është e vërtetë, e sinqertë, dhe ia zë vendin Progerias.

Kështu që nuk më duhet të preokupohem

kur ndjehem shumë mirë rreth të bërit muzikë.

Por edhe pasi që kam bërë një dokumentar,

duke dale ne televizion disa herë,

unë ndjehem në pikën time më të lartë

kur jam me njerëzit që më rrethojnë mua çdo ditë.

Ata më sigurojnë influencë positive në jetën time,

ashtu siç shpresoj që edhe unë i jap influencë positive gjithashtu.

(Duartrokitje)

Ju falemnderit.

Pra krejt çka dua të them,

është që shpresoj që të vlerësoni dhe dashuroni familjen tuaj,

dashuroni shokët tuaj, për ju djemtë, dashuroni vëllezërit

dhe falenderoni këshilluesit tuaj,